Me propozimin e familjes së Prof. Dr. Epsa Urumova, Fakulteti i Mjekësisë pranë UKIM shpall
K O N K U R S
për ndarje të çmimit për publikimin më të mirë shkencor të publikuar në revista mjekësore në vitin 2016
Të drejtë pjesëmarjeje kanë personat që kanë publikuar punim shkencore në vitin 2016.
Propozim për ndarjen e çmimit deri tek komisioni i konkursit mund ta dërgojë propozuesi, një grup propozuesish ose kandidati personalisht.
Propozimi duhet të përmbajë:
- të dhëna biografike të autorit,
- punimi i publikuar
- të dhëna tjera që do të kontribojnë në vlerësim
Propozuesi duhet që materialet e kompletuara ti dërgojë në tri ekzemplar deri tek Komisioni i Konkursit për ndarje të çmimit Prof. Dr Epsa Urumova (deri tek arhivi i Fakultetit të Mjekësisë ose përmes postës në adresën Divizioni i 50 nr. 6, Shkup) deri me 01.10.2017.
Mirënjohja sëbashku me çmimin prej 60000 den në mënyrë solemne do të jepet me 12/13.10.2017 në amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë dhe autori i shpërblyer do ta prezantojë punimin para auditoriumit të gjërë prej profesorëve, studentëve dhe mysafirëve të fakultetit.
Nga Komisioni i Konkursit për ndarje të çmimit Prof. Dr. Epsa Urumova