Me propozim të familjes së Prof. Dr. Epsa Urumova, UKM – Fakulteti i mjekësisë shpall:
KONKURS
për ndarjen e çmimit për punim shkencor më të mirë të publikuar në revistë shkencore mjekësore në vitin 2017.
Të drejtë pjesëmarje kanë të gjithë personat që kanë publikuar punim shkencor në vitin 2017.
Propozim për ndarje të çmimit deri te komisioni i konkursit mund të dërgojë një propozues, një grup propozuesish dhe kandidati personalisht.
Propozimi duhet të përmbajë:
- Të dhëna biografike të kandidatit
- Punimi i publikuar
- dhe të dhëna tjera që do të kontribojnë në vlerësim.
Propozuesi duhet që materialet e kompletuara ti dërgojë në tri ekzemplare deri tek Komisioni i Konkursit për ndarje të çmimit Prof. Dr. Epsa Urumova (në arhivin e Fakultetit të Mjekësisë ose përmes postës në adresën “Divizioni i 50 nr. 6 Shkup) deri me 01.10.2018.
Çmimi sëbashku me dhuratën në të holla në vlerë prej 60000 den solemnisht do të ndahet në amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë ku autori i dekoruar do ta prezantojë para auditoriumit më të gjërë prej profesorëve, studentëve dhe mysafirëve të fakultetit.
Nga Komisioni i Konkursit për ndarje të çmimit Prof. Dr. Epsa Urumova.