Shoqata e Mjekėve Shqiptarė tė MaqedonisėShoqata e Mjekėve Shqiptarė tė Maqedonisė
Kyqja

Emri pėrdorues:


Fjalėkalimi:

Mė mbaj mend
Anonimė


Kam haruar fjalėkalimin?
Regjistrohu!
Menyja
Publikime
Sondazh
Sa e vlersoni re-dizajnimin e faqes?
Shume i kendshem
Mire eshte
Mundet edhe ma mire

Lajme : Kardiokirurgu shqiptar Dr. Omer Xhemali realizon transplantim tė zemrės nė njė operacion tepėr tė ndėrlikuar
Kyqur 28-01-2009 13:44:12 (2755 Lexime)

Dr. Omer Xhemaili ėshtė ndėr kardiokirurgėt e vetėm shqiptarė me shumė specializime dhe pėrvojė nė kėtė fushė.. Me prejardhje nga Tetova, tani jeton dhe punon nė Gjermani, mė saktėsisht nė spitalin universitar Johann Wolfgang Goethe, Frankfurt am Main. Javėn e kaluar nė spitalin e Universitetit Johann Wolfgang Goethe ka realizuar transplantim tė zemrės njė pacienteje 59 vjeēare e cila ka pasur kardiomiopati terminale, pasi qė ėshtė operaruar nė vitin 2000, ku ai sė pari i ka bėrė rekonstruim tė valvulės mitrale, vendosjen e tre bajpasave dhe i ėshtė korigjuar njė aneurysme e ventrikulit tė majtė. Nė vitet nė vijim Pacientja ka zhvilluar njė insuficiencė terminale tė zemrės dhe ėshtė ranguar nė listen e transplantimit pranė spitalit tė sipėrpėrmendur.

Kjo e bėn atė ndėr kirurgėt e vetėm shqiptarė, nė mos i vetmi qė arrin tė realizoj kėtė lloj operacioni e qė paraqet kulminacionin e kardiokirurgjisė. Nė intervistė telefonike, me njė modesti tė plotė dhe duke tentuar tė bėj njė sqarim mė tė hollėsishėm e duke pėrdorur mė pak gjuhėn medicinale ai shprehet: „Te ky lloj operacioni pacientėt janė nė fazėn e fundit tė sėmundjės sė zemrės, ata janė tė lidhur pėr krevati dhe nuk kanė asnjė lloj kualiteti tė jetės.

E vetmja mundėsi qė kėtyre tė u ndihmohet ėshtė transplantimi i zemrės, qė d.m.th. nėse gjendet donatori, e qė nė kėtė rast bėhet fjalė pėr persona qė janė tė vdekur klinikisht, gjegjėsisht atyre u ka vdekur truri, por organet tjera janė nė rregull, atėherė me lejen qė ata e kanė dhėnė duke qenė nė jetė, atyre u merren organet e shėndosha dhe u transplantohen pacientėve qė kanė nevojė pėr kėtė organ. Pėr operacionin nė fjalė, pacientja ishte gati dy vite nė pritje tė transplantimit. Ekipi ynė i pėrbėrė nga unė dhe dy mjekė asistent kemi bėrė ndėrrimin e zemrės tek pacientja. Operacioni ka zgjatur 7 orė. Tė shtunėn pacientja e transplantuar ėshtė zgjuar nga anestezioni dhe ka filluar tė kontaktoj me ne. Gjendja e saj tani ėshtė shumė e mirė, ajo ka filluar tė ec, tė merr ushqimin vetė dhe ndjehet shumė mirė“.

Kirurgu Omer Xhemali ėshtė i lindur mė 4 korrik 1970 nė Tetovė. Fakultetin e mjekėsisė e kreu nė Universitetin Johannes Gutenberg nė Mainz tė Gjermanisė ku edhe nė vitin 2001 promovoi dhe morri gradėn Dr. med. Prej diplomimit, ka realizuar njė sėrė specializimesh dhe trajnimesh profesionale nė Universitetin Johannes Gutenberg ne Mainz, nė spitalin shtetėror nė Wiesbaden dhe spitalin Universitar Johann Wolfgang Goethe nė Frankfurt am Main si dhe dhjetėra kurse pasdiplomike nė fushėn e kirurgjisė kardiovaskulare. Pos pozitės si kryekirurg nė spitalin universitar tė J.W Goethe ne Frankfurt am Main, ushtron edhe detyrėn e profesorit universitar nė tė njėjtin universitet si docent i kirurgjisė. Ėshtė anėtarė i mė shumė rrjeteve dhe shoqatave medicinale nė Gjermani dhe nė nivel evropian.


Fokuse kryesore shkencore tė tij janė ndėrhyrja kirurgjike nė valvulėn mitrale dhe tė aortės, trajtimi kirurgjik i insuficiencės sė zemrės, ērregullimet ritmike tė zemrės etj. Ėshtė bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekėsisė dhe autor i mbi 100 artikujve tjerė dhe abstrakteve shkencore. Ne vitin 2007 zgjidhet si autor mė i mirė i njė pune shkencore nė Gjermani, Austri dhe Zvicėr, ku edhe merr ēmimin “Hans Borst”.
Pėrndryshe, dr. Omer Xhemali ka bashkėpunim tė vazhdueshėm me Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe Fakultetin e Shkencave tė Mjekėsisė, ku pėrveēse si ligjėrues ai ndėrmjetėson nė mė shumė bashkėpunime me institucione mjekėsore nė Gjermani.




Artikujt tjera
26-03-2014 16:45:39 - Ftesė
26-03-2014 16:37:08 - TAKIM PROFESIONAL MJEKĖSOR
22-10-2013 4:33:22 - TAKIM PROFESIONAL MJEKĖSOR - XVIII
25-09-2013 11:21:50 - OFERTĖ
23-09-2013 3:47:37 - NJOFTIM
31-08-2013 11:32:36 - Medicus 2013
23-05-2013 13:15:27 - Oferta per numrin e ardhshem te Medikusit
29-04-2013 2:09:18 - TAKIM PROFESIONAL MJEKĖSOR
20-03-2013 6:30:00 - NJOFTIM
19-03-2013 3:40:28 - NJOFTIM!

Copyright © 2007 Shoqata e mjekėve - Hipokrati | Tė gjitha tė drejtat e mbrojtura.