Të nderuar kolegë dhe miq,
Shoqata e specialistëve të mjekësisë familjare – Grupi respirator në bashkëpunim me Qendrën për mjekësi familjare pranë Fakultetit ë Mjekësisë në Shkup, me mbështetjen e Grupit respirator ndërkombëtar për mbrojtje primare dhe Organizatën botërore të shëndetësisë, e organizon Simpoziumin e tretë me pjesëmarrje ndërkombëtare me Temë:
Antibiotikët në mbrojtjen primare
“Infeksionet e traktit respirator – Bindjet / faktet / praktika”
Me pjesëmarje të mjekëve klinik nga mbrojtja sekondare dhe spitalore,
të lidhura ngushtë me përshkrimin e antibiotikëve.
Simpoziumi do të mbahet nga 17 deri me 19 nëntor të 2017 në hapsirat e City Hall Center, Shkup, në nder të Ditës Europiane për përdorimin racional të antibiotikëve dhe Javës ndërkombëtare për përdorim racional të antibiotikëve.
Temat e simpoziumit:
- Infeksionet respiratore akute dhe komplikimet e tyre
- Rezistenca ndaj antibiotikëve
- Intervenimet për përdorim racional të mjeteve antimikrobiale
- Algoritme për trajtim me antibiotikë në mbrojtjen primare dhe sekondare
- Ekzacerbimet esëmundjeve kronike respiratore
- Patogjenet më të shpeshta dhe trajtimi me antibiotikë i ekzacerbimeve
- Tavolinë e rrumbullakët – nga hulumtimi deri në praktikë
Besojmë se ky Simpozium do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për prezentim të përvojave tona dhe ndërkombëtare në fushën e përshkrimit racional të antibiotikëve për sëmundje respiratore.
Këtë vit në kuadër të Simpoziumit është parashikuar edhe poster sesion.
Për më tepër informacione: www.ab.zssm.org.mk dhe contact@semejnamedicina. mednet.mk
Është parashikuar edhe hapësirë promovuese komerciale për kompanitë farmaceutike, i cili do të jetë i hapur gjatë gjithë kohës në Simpozium.
Gjuhet zyrtare të Simpoziumit janë anglishtja dhe maqedonishtja.
Me dëshirë për Simpozium të suksesshëm, ju dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë.