Lajmërim!

Kryesia Qendrore e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë e njofton anëtarësinë e vet se më datën 7 Prill, 2012, do të organizojë kremtim solemn të Ditës Botërore të Shëndetësisë.
Kremtimi do të mbahet në Restorantin “Uraniku”, në Dibër me fillim në ora 18.00 h.

Në këtë manifestim fjalën e rastit do ta mbajë Kryetari i SHMSHM – Dega Tetovë , dr Baki Alili
Me këtë rast mjekëve më të dalluar do t’ju ndahet mirënjohje.
Për nder të Ditës së Shëndetësisë Kryesia e SHMSHM – Dega Dibër, do të shtrojë darkë solemne.

Mirë se vini në Dibër.
Të njëjtën ditë, më 07 Prill, 2012, me fillim në ora 17.00 h, në sallën e Restorantit “Uraniku”, në Dibër do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të SHMSHM.

Pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit nga të gjitha degët e shoqatës është e obligueshme.

Tetovë, 19 Mars, 2012

Kryetari SHMSHM
Doc. Dr. Nevzat Elezi