IMG_0059

NJOFTIM

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë Dr. Aliriza Osmani nga Kumanova, një anëtar i respektuar dhe aktiv i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Përkushtimi në profesion, gatishmëria dhe veprimtaria e tij për të mirën shoqërore do të mbeten të përjetshme.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!