Kremtim solemn të Ditës Botërore të Shëndetësisë

Kryesia Qendrore e Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë e njofton anëtarësinë e vet se me datën 07 Prill, 2006, do të organizojë kremtim solemn të Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Kremtimi do të mbahet në Restoranin “Diplomat” në Strugë me fillim në ora 19.00 h.

Në këtë manifestim fjalën e rastit do ta mbajë Kryetari i Degës së Strugës të SHMSFSHM dr Flora Doko Lumani.

Tubimin do ta përshëndes edhe Kryetari i Shoqatës së Mjekëve,Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë Prof.dr Remzi Izairi.

Me këtë rast mjekëve, stomatologëve dhe farmacistëve më të dalluar do t’ju ndahet mirënjohje.

Për nderë të Ditës së Shëndetësisë Kryesia e Degës së Strugës të SHMSFSHM do të shtrojë darkë solemne.

Mirë se vini në Strugë.

Po të njëjtën ditë, më 7 Prill, 2006, me fillim në pra 17.00 h, në sallën e Restoranit “Diplomat”, do të mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit të SHMSFSHM. Pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit nga të gjitha degët e shoqatës është e obligueshme.

Tetovë, 15. 03. 2006

Kryetari Shoqatës

Prof. dr R. Izairi