Kryesia Qendrore e SHMSFSHM-së me datën 01.03.2007 vit, me fillim në ora 13.00h, në sallën e Restorantit “Sydney” në Gostivar, mbajti mbledhje të rregulltë me këtë
R E N D D I T E
1. Aprovimi i Proçesverbalit nga mbledhja e kaluar
(referues: Mr. dr Nexhmedin Karemani)
2. Informatë nga Takimi Profesional Mjekësor Struga 2006
(referues: Prim dr Flora Doko- Lumani)
3. Njoftim lidhur me letrën dërguar Kuvendit të OMM
(referues: Dr Idriz Orana)
4. Raport i “Komisionit kontaktues” me “donator” nga Gjermania
(referues: Dr. Shenasi Jusufi)
5. Raport finansiar për vitin 2006
(referues: Mr. dr Nexhbedin Karemani)
6. Plan programi i SHMSFSHM-së për vitin 2007
(referues: Prof. dr Remzi Izairi).
a) Përgatitjet për botimin e vol. VII Nr 1 të revistës “Medicus”
b) Përgatitjet për Takimin Profesional Mjekësor 2007
c) Kremtimi i ditës së Shëndetësisë 7 Prill, 2007
7. Akreditimi i Takimit Profesional Mjekësor 2007 në OMM.
(referues: Prof. dr Remzi Izairi).
8. Të ndryshme:
a) dizajnimi i web faqes: www.medalb.com
(referues Rami Mislimi)
Mledhjen e kryesoi Kryetari i Shoqata Prof. dr R. Izairi.
Në mbledhje ishin të pranishëm shumica e anëtarëvet dhe e kryetarëve të degëve të shoqatës. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm: dr Jakup Jakupi, Prim.dr Lavdrim Sela, dr Murat Murati, Mr sci. dr Nexhmedin Karemani, dr Beqir Elezi, dr Ismail Kurtishi, Prim. dr Munire Dumani dhe Kryetari i Nderit dr Agim Ramadani. Në mbledhje morri pjesë z. Rami Mislimi dizajner i web-faqes së Shoqatës.
Mbledhja zgjati tri orë.
Mbledhjen e përshëndeti dhe u dëshiroj mirëseardhje anëtarëve të Kryesisë Qendrore Kryetari i SHMSFSHM – Dega Gostivar, Mr. sci dr Shenazi Bilalli.
Mbledhjen e hapi Kryetari i Shoqatës.
Rendi i ditës u aprovua njëzërit.
Për të gjitha pikat e rendin të ditës u zhvillua diskutim i gjthanshëm dhe konstruktiv dhe u vendos si vijon:
1. Proçesverbalin nga mbledhja e kaluar e lexoi dr Vait Selmani dhe i njëjti u aprovua njëzërit pa vërejtje.
2. Informatë për Takimin Profesional Mjekësorë Struga 2007 paraqiti Prim. dr Flora Doko-Lumani, e cila e cilësoi organizimin si të suksesshëm. Të gjithë anëtarët e Kryesisë, po ashtu, ishin të mendimit se organizimi, si ai teknik, ashtu edhe ajo pjesa profesionale, ishte mirë i organizuar. Në darkën solemne që u organizua pati 280 mysafir, të cilët kryesisht mbetën të kënaqur. Shpenzimet e darkës janë mbuluar nga buxheti i Shoqatës.
3. Informatë rreth letrës dërguar Kuvendit të OMM paraqiti dr Idriz Orana dhe dr Sedat Lumani. U tha se letra ka bërë jehonë pozitive: është inicuar ndryshimi i Statutit të OMM dhe janë paralajmëruar zgjedhjet e parakohëshme në qershor 2007. Në letër mjekët shqiptar kërkojnë përfaqësim 25-30% në Kuvendin e OMM dhe gjatë votimit të aplikohet mekanizmi i shumicës së dyfishtë. U vendos që nëse nuk aprovohen kërkesat e mjekëve shqiptar shoqata do të jetë e detyruar të themeloi Odë paralele të Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë.
4. Në lidhje me pikën e katërtë raportoi dr Shenasi Jusufi, i cili i njoftoi anëtarët e Shoqatës se një firmëm gjermane është e gatshme të jap donacion prej 100.000 denar për nevojat e shoqatës pas lidhjes së kontratës. Shoqata si kundërshperblim do ti ofrojë firmës gjermane hapsirë për marketing të prodhimeve të saja në revistën Medicus dhe shtand në ditën e mbajtjes së Takimit Profesional.
5. Raport finansiar për vitin 2006 u apovua pa vërejtje. U konstatua se shoqata në vitin 2006 ka realizuar rreth 10.000 Euro. Borxhi i palikuiduar i shoqatës është rreth 2100 Euro.
5. Plan programin e SHMSFSHM për vitin 2007 e paraqiti kryetari i Shoqatës Prof. dr Remzi Izairi.
a) Anëtarët e Kryesisë u njoftuan se vol. VII Nr 1 i revistës “Medicus” është në përgatitje e sipër. Shpenzimet e numrit të fundit të Medikusit kanë mbetur të pambuluara.
b) U vendos që Takimi Profesional Mjekësor 2007 të mbahet më datë 26 – 27 tetor, 2007 në Strugë. U vendos që kotizimi të jetë 30 Euro. Lajmërimi i parë të publikohet në muajt prill-maj.
c) Kremtimi i ditës së Shëndetësisë 7 Prill, për shkaqe finansiare, nuk ka mundësi të organizohet. Për nder të Ditës së Shëndetësisë, në një ceremonial rasti të Kryesisë Qendrore, mjekëve më të dalluar do të ju ndahen mirënjohje.
6. Në lidhje me pikën e shtatë u vendos që për Takimin Profesional Mjekësor 2007 të përgatitet dokumentacioni për akreditimi e tij në OMM.
8. Të ndryshme:
= z. Rami Mislimi e paraqiti dizajnin e ri të web faqes Medalb.com dhe i informoj antarët e shoqates se kjo punë do të kushtoj 180 Euro.
U vendos që mbledhja e radhës të mbahet në Shkup
Gostivar, 01.03.2007