Informatë!

Kryesia Qendrore e SHMSFSHM-së me datën 11.09.2007 vit, me fillim në ora 13.00h, në sallën e Restorantit “Dobra Sredba”, në Kompleksin Treska, në Shkup, mbajti mbledhje të rregulltë me këtë

R E N D D I T E

1.Aprovimi i Proçesverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Informatë nga takimi me Ministrin e Shëndetësisë dr Imer Selmani.
3.Informatë nga Kremtimi i Ditës së Shëndetësisë, Kumanovë, 7 Prill, 2007,
4.Informatë nga Takimi konsultativ në OMM lidhur me themelimin e
“Fronti i doktorëve”
5.Informatë rreth përgatitjeve për Takimin Profesional Mjekësor 2007
6.Informatë rreth botimit të Vol.VIII Nr 2 të Medicusit
7.Raport finansiar gjashtmujor (1 – 8 / 2007)
8.Të ndryshme: :Organizimi i Zgjedhjeve të SHMSFSHM.

Mledhjen e kryesoi Kryetari i Shoqata Prof. dr R. Izairi.
Në mbledhje ishin të pranishëm shumica e anëtarëvet dhe e kryetarëve të degëve të shoqatës. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm: dr Jakup Jakupi, dr Agim Karaj, Prim.dr Lavdrim Sela, dr Murat Murati, Mr sci. dr Nexhmedin Karemani, dr Beqir Elezi, dr Ismail Kurtishi, Prim. dr Munire Dumani, dr Fadil Murati, dr Ilber Besimi dhe Kryetari i Nderit dr Agim Ramadani.

Mbledhja zgjati dy orë.
Mbledhjen e hapi Kryetari i Shoqatës.
Rendi i ditës u aprovua njëzërit.
Për të gjitha pikat e rendin të ditës u zhvillua diskutim konstruktiv dhe u vendos si vijon:

1. Proçesverbalin nga mbledhja e kaluar e lexoi Kryetari i Shoqatës dhe i njëjti u aprovua njëzërit pa vërejtje.

2. Informatë nga takimi me Ministrin e Shëndetësisë dr Imer Selmani, që u realizua më 15.3.2007, në Ministrinë e Shëndetësisë të R. së Maqedonisë, paraqiti Kryetari i Shoqatës. Kryetari i njoftojë anëtarët se takimi me Ministrin ishte takim pune. Me këtë rast Ministri u njoftua me dinamikën e punëve të Shoqata. Nga Ministri, për botimin e Revistës Medicus, u kërkua sponzorim në shumë prej 2.500 Euro. Këtë kërkesë të Shoqatës Ministri dr Imer Selmani e realizoj brenda 15 ditëve.

3. Informatë nga Kremtimi i Ditës së Shëndetësisë, 7 Prill, 2007 në Kumanovë paraqiti dr Shinasi Jusufi, i cili në emër të Degës së Kumanovës kremtimin e cilësoj mjaft të suksesshëm. Me këtë konstatim u pajtuan edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore. Kryesia Qendrore e falënderon Degën e Kumanovës dhe pronarin e Restorantit “Milano” për mikëpritjen dhe sponzorimin e darkës që e shtrojë për nderë të Ditës së Shëndetësisë.

4. Informatë nga Takimi konsultativ në OMM lidhur me themelimin e “Fronti i doktorëve” praraqiti dr Shenasi Jusufi, i cili i njoftoi anëtarët e Shoqatës se OMM ka hjek dorë nga kjo iniciativë, prandaj kjo ide e ka humbur aktualitetin.

5. dhe 6. Në lidhev me këto dy pika informatë paraqiti Kryetari i Shoqatës Prof dr Remzi Izairi, i cili i njoftojë anëtarët e Kryesisë Qendrore se Takimi Profesional Mjekësor do të mbahet më 26 dhe 27 Tetor 2007 në Tetovë. U vendos që punimet të botohen në formë të suplementit në Revistën Medicus. Po ashtu, u vendos që për organizimin teknik të Takimit të autorizohet dega e Tetovës si nikoqire në kordinim me Kryesinë e ngushtë.

7. Raporti finansiar gjashtmujor (1 – 8 / 2007) u aprovuar pa vërejtje. Borxhi aktual i Shoqatës është 1.400 Euro.

8. Në pikën të ndryshme u vendos që në afatin kohor prej 15.09.2007 deri më 01.01.2008 nëpër degë të zhvillohen zgjedhjet e reja. Të zgjidhen Kryesitë e Degëve, Kryetarët e Degëve, të bëhet delegimi i anëtarëve të Kuvendit Qendror dhe i Kryesisë Qendrore konform Statutit të Shoqatës. Mbledhja konstitutive e Kryesisë Qendrore të mbahet në muajn Janar 2008.

Shkup, 1.09.2007