Doli nga shtypi Vol. III Nr. 1 i Revistës së Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë “MEDICUS”.<br />
Vol. III Nr 1 i Revistës “Medicus” ka 172 faqe, 64 tabela, 32 grafikone, 49 fotografi dhe 13 figura . Janë botuar gjithsej 29 punime; 20 artikuj klinik, 1 artikull origjinal, 5 punime reviale, 1 prezentim rasti dhe 1 vështrim. Autorët janë nga Republika e Maqedonisë dhe nga Kosova. Në këtë numër 25 punime janë në gjuhën shqipe, dy në gjuhën maqedonase dhe dy në gjuhën angleze.
Në revistë janë edhe rubrikat aktuale, laureatët, histori, faqe për relaksim, prezentim libri, lajme personale, lajmërim, In Memoriam, letrat e lexuesve, reklama dhe udhëzime për autor.<br />
Kërkoni numrin e ri të “MEDICUS”-it te Kryetari i Degës së Shoqatës të qytetit Tuaj!<br />