Vol. IV Nr 2 i Revistës “Medicus” ka 142 faqe, 55 tabela, 37 grafikone dhe figura dhe 64 fotografi. Janë botuar gjithsej 24 punime: 21 janë punime origjinale,2 reviale dhe 1 aktual. Autorët janë nga Republika e Maqedonisë, Kosova dhe Republika e Shqipërisë. Në këtë numër 23 punime janë në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase.
Në revistë janë edhe rubrikat laureatët,histori,faqe për relaksim, prezentim libri, lajme personale,lajmërim, letrat e lexuesve, reklama dhe udhëzime për autor.
Tirazhi: 600 ekzemplar
Çmimi: 148.500.00 denar,për copë 250 denar
Lektorimi,radhitja dhe shtypi: Vizion Plus,Gostivar
Nëse jeni të interesuar që ta keni këtë numër të Revistës “Medicus”, atëherë drejtohuni në adresën e Kryetarit të Degës së qytetit Tuaj dhe kërkoni numrin e revistës Tuaj.
Autorët dhe bashkautorët e punimeve nga Kosova numrin e revistës “Medicus” mund ta marrin te Prof.Ass.Sylejman Rexhepi në Repartin e Reumatologjisë të Klinikës Interne nga data 10, Dhjetor, 2005.
Revista shpërndahet falas.
Nëse keni vërejtje në mënyrën e shpërndarjes së revistës,Ju lutemi të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet t’i drejtoni në adresën e Redaksisë.
Lexues të nderuar,nëse keni hasur në ndonjë risi mjekësore në literaturën botërore ose në sajtet e internetit që është interesante për lexuesit Ju lutemi që ta prezentoni në revistën “Medicus”. Tekstin e shkruar në kompjuter, në Times New Roman, në formatin “Word for Windovs”, deri në 50 rreshta, bashkë me një fotografi Tuajën të formatit 3×4 cm, mund ta dërgoni në e-mail adresën e Shoqatës:shmsfshm@hotmail.com
Po ashtu, mund të dërgoni informacione për ndonjë aktivitet të shoqatës Tuaj. Ju lutemi na informoni për: ditën, muajin dhe vitin e mbajtes, vendin dhe objektin, emrin oficial të takimit dhe temat, organizatorin dhe kontakt adresën.
Ju Falemnderit për bashkëpunimin dhe që jeni lexues të Revistës sonë.
Me respekt
Redaksia e Revistës “Medicus”.
PS. Vëllimi V Nr 1 i Revistës “Medicus” do të del nga shtypi në Qershor 2006.
Afati i dorëzimit të punimeve është deri më datë 15,Prill,2006