Kryesia Qendrore e SHMSFSHM-së me datën 01.03.2006 vit, me fillim në ora 13.00h, në sallën e konferencave të Departamentit të Urologjisë të Qendrës Mjekësore në Tetovë, mbajti mbledhje të rregulltë,me këtë
R E N D D I T E
1. Aprovimi i Proçesverbalit nga Mbledhja e kaluar (Mr.dr Nexhmedin Karemani)
2. Raport finansiar për vitin 2006 (Mr Nexhbedin Karemani)
3. Informatë për Takimin Profesional Mjekësor Shkupi 2005 ( dr Sedat Lumani).
4. Njoftim lidhur me zyrën, dokumentacionin dhe inventarit e Shoqatës (dr Ylber Besimi).
5. Njoftim nga Mbledhja konstituive e Shoqatës së Stomatologëve Shqiptar të Maqedonisë (Mr dr Nexhmedin Karemani).
6.Raport i Kryetarit për aktivitetet e Shoqatës për periudhën 23.01.2004 deri më 01.03.2006 (Prof.dr Remzi Izairi).
7.Zgjedhja e Kryetarit,Nënkryetarit dhe Sekretarit Gjenerat të SHMSFSHM konform nenit 23 të Statutit të SHMSFSH të Maqedonisë.
8. Plani operativ i SHMSFSHM-së për vitin 2006 (Prof.dr Remzi Izairi).
a) Përgatitjet për botimin e vol.V Nr 1 të revistës “Medicus”.
b) Përgatitjet për Takimin Profesional Mjekësor 2006.
c) Kremtimi i ditës së Shëndetësisë 7, Prill, 2006
9.Të ndryshme.
– Propozim iniciativa për themelimin e Redaksisë së përbashkët të Buletinit Shkencor Mjekësor:Tiranë-Prishtinë-Shkup
Mledhjen e kryesoi Kryetari i Shoqata Prof. dr R. Izairi. Në mbledhje ishin të pranishëm shumica e anëtarëvet dhe e Kryetarëve të Degëve të Shoqatës.Në mbledhje nuk ishin të pranishëm: dr Sedat Lumani,dr Jakup Jakupi,dr Lulzim Iseini,dr Gafur Polisi, dr Fadil Murati, Prim.dr Lavdrim Sela, Prim.dr Munire Dumani dhe Kryetarit të nderit dr Agim Ramadani. Mbledhja zgjati tri orë.
Mbledhjen e përshëndeti Drejtori i Spitalit të Tetovës Mr sci dr Lutfi Zylbehari dhe Kryetari i Degës së Tetovës dr Ilber Besimi.
Rendi i ditës u aprovua njëzërit. Vërejtje pati Kryetari i Degës së Gostivarit Mr dr Shenazi Bilalli,i cili tha se nuk është i njohtuar me kohë për mbledhjen dhe nuk e ka marrë materialin e rendit të ditës!
Për të gjitha pikat e rendin të ditës u zhvillua diskutim gjthëpërfshirës dhe konstruktiv dhe u vendos si vijon:
1.Proçesverbali nga Mbledhja e kaluar u aprovua njëzërit pa vërejtje.
2. Raporti finansiar për vitin 2006 u aprovuar njëzërit.U konstaua se antarësi paguajnë vetëm Dega e Tetovës,Gostivarit dhe Dibrës. U kërkua nga Degët tjera që të bëhet një mobilizim për pagesën e antarësisë, si te mjekët e punësuar në Shtëpitë e Shëndetit Publik,ashtu edhe te ato të sektorit privat.Lidhur me borxhin që Shoqata i ka Kryetarit të Degës së Gostivarit,i cili me kritika ofenduese iu drejtua Kryetarit të Shoqatës,u vendos që Kryetari i degës së Gostivarit të sigurojë faturën e shpenzimeve për të transferuar mjetet në zhiro-llogari,sepse pagesa në cash nuk mund të realizohet.
3. Në mungesë dr Kryetarit të Degës së Shkupit,informatë për Takimin Profesional Mjekësor Shkupi 2005 paraqiti dr Idriz Orana,i cili tha se Takimi ka kaluar pa probleme,ka qenë mirë i organizuar dhe se të gjitha shpenzimet materiale janë mbuluar nga kotizimi dhe nga buxheti i Degës së Shkupit.
4. Në lidhje me zyrën, dokumentacionin dhe inventarit e Shoqatës raportojë dr Ilber Besimi,i cili e njoftojë Kryesinë Qendrore se në këtë moment Shoqata nuk ka zyrë,kurse dokumentacioni dhe inventari, pronë e shoqatës, gjenden në vend të sigurtë.Janë duke u bërë përpjekje për sigurimin e një lokali në Qendrëm Mjekësore në Tetovë për nevojat e Shoqatës.
5. Lidhur me Mbledhjen konstituive të Shoqërisë së Stomatologëve Shqiptar të Maqedonisë raportojë Mr dr Nexhmedin Karemani,i cili i njoftojë anëtarët e Kryesisë Qendrore të Shoqatës se nga krerët e kësaj Shoqërie ka marrë këtë përgjigje: “kjo shoqatë nuk ndihet e obligueshme ta informoj Shoqatën tuaj për rrjedhën e Mbledhjes konstitutive dhe se Shoqëria e Stomatologëve Shqiptar të Maqedonisë nuk ka kurgjë të përbashkët me Shoqatën e Mjekëve,Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë”.Pas diskutimit të gjithanshëm u vendos që, lidhur me këtë situatë të krijuar, të thirret mbledhja e Kuvendit të SHMSFSHM për të zgjedhur definitivisht këtë problem.
6. Raport për aktivitetet e SHMSFSHM për periudhën 23.01.2004 deri më 01.03.2006 paraqiti Kryetari i Shoqatës Prof.dr Remzi Izairi.Raporti u aprovua njëzërit pa diskutim.
7. Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit,Nënkryetarit dhe Sekretarit Gjenerat të SHMSFSHM konform nenit 23 të Statutit të SHMSFSH të Maqedonisë,Kryesia Qendrore unanimisht vendosi që edhe në mandatin e ardhshëm dyvjeçar të rizgjidhet për Kryetar Prof.dr Remzi Izairi,për Nënkryetar dr Idriz Orana dhe për Sekretar Gjeneral Mr sci dr Nexhmedin Karemani.
8.Lidhur me planin operativ të SHMSFSHM-së për vitin 2006 raportoj Kryetari i Shoqatës Prof.dr Remzi Izairi.Pas diskutimeve dhe propozimeve, plani operativ njëzërit u aprovua dhe u vendos si vijon:
c) Autorizohet dr Ilber Besimi për të siguruar numrin CDU të “Medicusit”në Bibliotekën Universitare të Maqedonisë;afati i dorzimit të punimeve për Vol.V të jetë 15.Prill,2006; çdo autor që dëshiron botim në “Medicus” duhet ti respektoj kriteret e dhëna në “Udhëzime për autor”.
d) U vendos që Takimi Profesional Mjekësor 2006 të mbahet në Strugë më datë 27. dhe 28. Tetor, 2006. Dega e Strugës autorizohet për organizimin e Takimit Profesional Mjekësor,për sigurimin e mjeteve materiale.Kryesia e Shoqatës dhe Degët e Shoqatës do ta ndihmojnë materialish Degën e Strugës sipas mundësive aktuale!
c) U vendos që kremtimi i ditës së Shëndetësisë 7, Prill, 2006 të mbahet,po ashtu, në Strugë. Për këtë solrmnitet autorizohet Dega e Strugës për organizimin dhe thirjen e mysafirëve,kurse për darkën solemne u vendos participimi individual!
9.Në pikën të ndryshme u vendos si vijon:
Të inicohet një takim i përbashkët i kryetarëve të shoqatave në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni për themelimin e Redaksisë së përbashkët të Buletinit Shkencor Mjekësor.
U vendos që mbledhja e radhës të mbahet në Gostivar.
Gostivar, 03.03.2006
Prof dr Remzi Izairi