TAKIM PROFESIONAL MJEKËSOR 2006 – PROFESSIONAL HEALTH MEETING 2006

Tema të lira / Free topics

INFORMATA TË PËRGJITHSHME / GENERAL INFORMATION

Takimi Profesional Mjekësor 2006 në organizim të Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë do të mbahet më 27 dhe 28 Tetor, 2006 në ambientin e Hotelit “Diplomat” ,Veleshta e Re,Strugë.

Program shkencor / Scientific programme

Do të fillojë të Premten në ora 9.30 më 27 Tetor, 2006 dhe do të përfundojë ditën e shtunë në ora 15.00 më 28 Tetor 2006.

Koha e prezantimit të referatit është e kufizuar deri në 10 minuta.

Punimet do të prezantohen me video projektor (disketë 3,5”, CD ose flash).

Është paraparë edhe poster prezantimi.

Punimet “in extenso” dhe abstraktet ose rezymetë e pranuara do të botohen në librin “Përmbledhje e punimeve”.

Një autor mund të jetë bartës vetëm i një punimi, ndërsa bashkautor në më shumë tri punime.

Është paraparë kotizim prej 10 €

Gjuhët zyrtare / Official languages

Shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Program plotësues / Suplementary program

Gjatë Takimit do të zhvillohen manifestime përcjellëse: promovime, tryeza dhe ekspozitë e produkteve farmaceutike nga vendi dhe jashtë.

Afati i dorëzimit / Deadline

15 Shtator, 2006.

15 September, 2006

Adresa / Adress:

Prof. dr Remzi Izairi

1237 Çegran, Gostivar

Tel. & Fax +389 (0) 42 321 600,

Mob. +389 (0)70 379 007.

e-mail: shmsfshm@hotmail. com

Udhëzime për përgatitjen e punimit, të abstraktit dhe të posterit

1. Punimi “in extenso” duhet të përmbajë:

– titullin e punimit;

– emrin dhe mbiemrin e plotë të autorit dhe bashkautorëve (më shumë 5);

– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;

– rezyme (shqip dhe anglisht) deri më 150 fjalë të shkruara në vetën e tretë njëjës;

– fjalë kyç: 2-5 fjalë ose fraza;

– hyrje të shkurtër të shkruar në kohën e tashme;

– materiali dhe metodat e punës të shkruara në kohën e kaluar;

– rezultatet e shkruara në kohën e kaluar;

– diskutimi i shkruar në kohën e tashme;

– përfundimi, dhe

– literatura.

Punimet “in extenso” botohen në gjuhën shqipe me rezyme edhe në gjuhën angleze. Autori, punimin e lekturuar bashkë me tabelat dhe fotografitë e shtypura në tekst në vendin e paraparë, duhet ta dërgojë me postë elektronike, në e-mail të shoqatës ose në disketë apo CD. Punimi të shtypet në kompjuter, programi “Word for Windows” (Times New Roman, madhësia e shkronjave 12, me 1,5 lines, me margjinë përreth 4 cm, jo më tepër se 30 rreshta dhe 60 shenja në rend).Vëllimi i punimit me të gjitha shtesat nuk duhet të jetë më tepër se 12 faqe, kurse prezantimi i rasteve interesante jo më tepër se 6 faqe. Autorët nga literatura, në tekstin e punimit duhet të shënohen me numra arab në kllapa [ ], që i përgjigjen radhitjes në listën e literaturës.

2. Abstrakti, shqip dhe anglisht, duhet të përmbajë:

– titullin e punimit;

– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);

– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;

– tekstin përmbledhës ku përfshihen: qëllimi, metodat, rezultatet dhe përfundimi,

me maksimum 400 fjalë;

– fjalë kyç: 2-5 fjalë ose fraza;

3. Poster prezantimi duhet të përgatitet në formatin e letrës A4 ose në hamer me madhësinë e shkronjave 20 dhe 10 mm. Vëllimi i posterit me të gjitha shtesat nuk duhet të kalojë më tepër se 6 faqe. Posteri duhet të përmbajë:

– titullin e punimit;

– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);

– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;

– hyrje;

– materiali dhe metodat;

– rezultatet (dhe diskutimi);

– përfundimi dhe

– literatura.

Literatura e cituar nga revista përmban mbiemrin dhe germën e parë të emrit të autorit të parë, presje, mbiembrin dhe germën e parë të bashkautorëve, presje, dhe emrin dhe germën e parë të bashkautorit të fundit, pikë, (nëse janë mbi 6 autorë, të citohen vetëm 3 të parët dhe të shtohet “dhe bp.”), titullin e punimit, pikë, emrin e shkurtuar të publikimit, vitin, pikëpresje, vëllimin, numrin në kllapa, dy pika dhe në fund numrin e faqes së parë dhe të fundit të punimit të cituar, pikë. Për citimin e librit duhet të shënohet mbiemri dhe germa e parë e emrit të autorit që citohet, pikë, titulli i kaptinës, pikë, dy pika, mbiemri dhe germa e parë e redaktorit të librit, pikë, titulli i librit në origjinal, pikë, vendi, dy pika, botuesi, presje, viti i botimit, dy pika, numri i faqes së parë dhe të fundit të punimit të cituar, pikë.