Doli nga shtypi Vol. V Nr. 1 i Revistës së Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë “MEDICUS”.

Vol. V Nr 1 i Revistës “Medicus” ka 194 faqe, 84 tabela dhe grafikone, 95 figura dhe fotografi dhe 3 reklama.
Në këtë numër “Fjala Jonë” i kushtohet etikës mjekësore,vetëreklamimit dhe korrupsionit në shëndetësi.
Janë botuar gjithsej 32 punime: 8 janë punime burimore shkencore, 6 punime profesionale, 6 prezentim rasti, 5 punime profesionale revyale, 6 vështrime dhe 1 aktual. Autorët janë nga Republika e Maqedonisë, Kosova dhe Republika e Shqipërisë. Në këtë numër 27 punime janë në gjuhën shqipe,dy në gjuhën maqedonase dhe 3 në gjuhën angleze..
Në revistë janë edhe rubrikat album,histori,faqe për relaksim, prezentim libri, lajme personale,lajmërim, reklama dhe udhëzime për autor.

Tirazhi: 600 ekzemplar

Çmimi: 195.000.00 denar,për copë 325 denar

Lektorimi,radhitja dhe shtypi: Vizion Plus,Gostivar

Nëse jeni të interesuar që ta keni këtë numër të Revistës “Medicus”, atëherë drejtohuni në adresën e Kryetarit të Degës së qytetit Tuaj dhe kërkoni numrin e revistës Tuaj.

Autorët dhe bashkautorët e punimeve nga Kosova numrin e revistës “Medicus” mund ta marrin te Prof. Ass. Sylejman Rexhepi në Repartin e Reumatologjisë të Klinikës Interne nga data 15, Qershor, 2006.

Revista shpërndahet falas.

Nëse keni vërejtje në mënyrën e shpërndarjes së revistës, Ju lutemi të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet t’i drejtoni në adresën e Redaksisë.

Lexues të nderuar, nëse keni hasur në ndonjë risi mjekësore në literaturën botërore ose në sajtet e internetit që është interesante për lexuesit Ju lutemi që ta prezentoni në revistën “Medicus”. Tekstin e shkruar në kompjuter, në Times New Roman, në formatin “Word for Windovs”, deri në 50 rreshta, bashkë me një fotografi Tuajën të formatit 3×4 cm, mund ta dërgoni në e-mail adresën e Shoqatës:shmsfshm@hotmail.com

Po ashtu, mund të dërgoni informacione për ndonjë aktivitet të shoqatës Tuaj. Ju lutemi na informoni për: ditën, muajin dhe vitin e mbajtes, vendin dhe objektin, emrin oficial të takimit dhe temat, organizatorin dhe kontakt adresën.

Ju Falemnderit për bashkëpunimin dhe që jeni lexues të Revistës sonë.

Me respekt

Redaksia e Revistës “Medicus”.

PS. Vëllimi VI Nr 2 i Revistës “Medicus” do të del nga shtypi në Dhjetor 2006.

Afati i dorëzimit të punimeve është deri më datë 15,Tetor,2006.