Kryesia Qendrore e SHMSFSHM-së me datën 20.09.2006 vit, me fillim në ora 13.00h, në sallën e Restorantit “Oaza” në Çegran të Gostivarit, mbajti mbledhje të rregulltë me këtë:
R E N D D I T E
1. Aprovimi i Proçesverbalit nga Mbledhja e kaluar
(referues Mr sci. dr Nexhbedin Karemani)
2. Informatë nga Kremtimi i Ditës së Shëndetësisë, Strugë 7,Prill, 2006,
(referues Prim. dr Flora Doko-Lumani)..
3. Informatë rreth përgatitjeve për Takimit Profesional Mjekësor 2006
(referues Prof dr sci. Remzi Izairi).
4. Akreditimi i Takimit Profesional Mjekësor Struga 2006
(referues Prim. dr Sali Qerimi).
5. Informatë rreth botimit të Vol.VI Nr 2 të Medicusit
(referues Prof. dr Remzi Izairi
6. Raport finansiar gjashtëmujor
(referues Mr sci. dr Nexhbedin Karemani)
7. Të ndryshme:
Mledhjen e kryesoi Kryetari i Shoqata Prof. dr R. Izairi. Në mbledhje ishin të pranishëm shumica e anëtarëvet dhe e Kryetarëve të Degëve të Shoqatës. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm: dr Agim Karai, dr Sedat Lumani, dr Jakup Jakupi, Prim.dr Lavdrim Sela, dr Murat Murati, dr Besnik Vejseli dhe Kryetari i Nderit dr Agim Ramadani. Në mbledhje morri pjesë edhe Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Maqedonisë Prim.dr Sali Qerimi. Mbledhja zgjati dy orë.
Mbledhjen e përshëndeti Kryetari i SHMSFSHM – Dega Gostivar, Mr. sci dr Shenazi Bilalli dhe kërkojë që edhe mbledhja e radhës të mbahet në Gostivar, sepse këte mbledhje e ka organizuar vet Kryetari Shoqatës.
Rendi i ditës u aprovua njëzërit.
Për të gjitha pikat e rendin të ditës u zhvillua diskutim i gjthanshëm dhe konstruktiv dhe u vendos si vijon:
1.Proçesverbalin nga Mbledhja e kaluar, të përgatitur nga dr Nexhbedin Karemani, u aprovua njëzërit pa vërejtje.
2. Informatë për Kremtimin e Ditës së Shëndetësisë paraqiti Prim. dr Flora Doko-Lumani. Para fillimit të kremtimit në sallën e restoranit u mbajtë Mbledhja e Kuvendit të SHMSFSHM, kurse në ora 19.00 filloi ceremoniali i shpërndarjes së mirënjohjeve. Kremtimi ka kaluar pa probleme, ka qenë mirë i organizuar dhe se të gjitha shpenzimet materiale janë mbuluar: disa nga sponzorët, nga buxheti i Degës së Strugës, kurse nga buxheti i Shoqatës janë paguar 750 Euro. Në darkën solemne pati 280 mysafir, të cilët kryesisht mbetën të kënaqur.
3. Informatë rreth përgatitjeve për Takimit Profesional Mjekësor 2006 paraqiti Kryetari i Shoqatës Prof dr sci. Remzi Izairi. U vendos që takimi të mbahet me datë 27,Tetor 2006 në Hotelin “Diplomat” në Strugë. Për këtë takim janë paraqitur 71 referat, prej të cilave 3 janë ligjërata plenare. Shumica e autorëve janë nga Maqedonia dhe Kosova. Nga Shqipëria nuk ka të lajmëruar. U vendos që punimet të botohen, kurse pjesëmarrësve të ju ndahet çertifikatë. U vendos që pjesa profesionale të zhvillohet paralel në dy seanca para dite dhe një seancë pas dite. Ndërmjet seancave të përgatitet koktej,kurse në mbrëmje të organizohet darkë solemne.Po ashtu, u vendos që, nëse nuk sigurohet sponzor gjeneral, shpenzimet e koktejit dhe të darkës ti ndajnë bashkarisht degët konform numrit të anëtarëve të vet që do të gjinden në darkë.
4. Në lidhje me pikën e katër akreditimi i Takimit Profesional Mjekësor Struga 2006 referoj Prim. dr Sali Qerimi, i cili u pajtua që në OMM të ndihmojë dhe ta lehtësojë procedurën e akreditimit. Nënkryetari i OMM foli edhe për rëndësinë e akreditimit si domosdoshmëri e nevojshme për marrjen e liçencimit.
5.Informatë rreth botimit të Vol.VI Nr 2 të Medicusit dha Kryetari i Shoqatës Prof. dr Remzi Izairi, i cili e njoftojë Kryesinë Qendrore se shpenzimet e numrit të fundit të medicusit kanë mbetur të papaguara. Kryetari dha propozim që numri i ardhshëm i medikusit dhe libri i përmbledhjes së punimeve të del në formë të suplementit të përbashkët,me çka u pajtuan të gjithë anëtarët e kryesisë.
6. Raport finansiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2006 paraqiti sekretari gjeneral dr Nexhmedin Karemani. Raporti u aprovuar njëzërit, me vërejtje që të sqarohen shpenzimet e bëra për material zyre dhe për Hotelin “Lilirak”. Nga dega e Kumanovës u njoftuam se edhe të punësuarit në Qendrën Medicinale në Kumanovë do të paguajnë antarësi. U kërkua që të bëhet një mobilizim për pagesën e antarësisë, sidomos në sektorin privat, sepse arka e Shoqatës momentalisht ka vetëm 125 Euro.
7.Të ndryshme
PA KOMENT:
Shepullime që janë paraqitur në shtypin ditorë të adresuara në emër të Shoqatës.
Ndarja e titullit Honoris Causa Nobelistit shqiptar dr Ferit Murati pa prezencën mjekëve shqiptar!
U vendos që mbledhja e radhës të mbahet në Gostivar.
Gostivar, 27.09.2006
Prof dr Remzi Izairi