LAJMËRIM!

Më 26 dhe 27 Tetor 2007 në Tetovë, në Pallatin e Kulturës, do të mbahet Takim Profesional Mjekësor 2007 në organizim të Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar në Maqedoni …….

TAKIM PROFESIONAL MJEKËSOR 2007
PROFESSIONAL HEALTH MEETING 2007

Tema të lira / Free topics

Tetovë, 26-27 Tetor, 2007
Tetova, October 26-27, 2007

Informim preliminar / Preliminary information

Takimi Profesional është pjesë e programit për Edukim Mjekësorë Kontinual në organizim dhe nën patronatin e Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë dhe i njëjti është akredituar në Odën e Mjekëve të Maqedonisë.

Pjesëmarrësit do të marrin Çertifikatë të boduar për liçencim

ORGANIZATOR / ORGANIZERS:
Shoqata e Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë
Association of Albanian Medical Doctors, Dentists and Pharmacists in Macedonia

INFORMATA TË PËRGJITHSHME / GENERAL INFORMATION
Takimi Profesional Mjekësor do të mbahet më 26 – 27 Tetor, 2007, në Pallatin e Kulturës në Tetovë

Program shkencor / Scientific programme
Do të fillojë të Premten në ora 9.30 h më 26 Tetor, 2007 dhe do të përfundojë ditën e shtunë në ora 15.00 h më 27 Tetor, 2007.
Koha e prezantimit të referatit është e kufizuar deri në 10 minuta.
Punimet do të prezantohen me video projektor (disketë 3,5”, CD ose flash)
Është paraparë edhe poster prezantimi.
Abstraktet e pranuara do të botohen në librin “Përmbledhje e abstrakteve ”.
Një autor mund të jetë bartës vetëm i një punimi, ndërsa bashkautor në më shumë tri punime.
Është paraparë kotizim prej 30 €.

Gjuhët zyrtare / Official language
Shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Program plotësues / Suplementary programme
Gjatë Takimit do të zhvillohen manifestime përcjellëse: promovime, tryeza dhe ekspozitë e produkteve farmaceutike nga vendit dhe jashtë.

Afati i dorëzimit / Deadline
15 Shtator, 2007
15 September, 2007

Adresa / Adress:
Prof.dr Remzi Izairi
1237 Çegran, Gostivar
Tel. +389 (0) 42 321 600,
Mob. +389 (0)70 379 007.
e-mail: shmsfshm@hotmail.com

Udhëzime për përgatitjen e abstraktit dhe të posterit
1. Abstrakti , shqip dhe/ose anglisht, duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– tekstin përmbledhës ku përfshihen: qëllimi, metodat, rezultatet dhe përfundimi, me maksimum 400 fjalë;
– fjalë kyç: 2–5 fjalë ose fraza;

2. Poster prezantimi duhet të përgatitet në formatin e letrës A4 ose në hamer me madhësinë e shkronjave 20 dhe 10 mm. Vëllimi i posterit me të gjitha shtesat nuk duhet të kalojë më tepër se 6 faqe. Posteri duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– hyrje;
– materiali dhe metodat;
– rezultatet (dhe diskutimi);
– përfundimi dhe
– literatura.

Abstrakti botohet në gjuhën shqipe dhe/ose në gjuhën angleze. Autori, abstraktin e lektoruar, duhet ta dërgojë me postë elektronike, në e-mail të shoqatës ose në disketë apo CD. Abstrakti të shtypet në kompjutor, programi “Word for Windows” (Times New Roman, madhësia e shkronjave 12, me 1,5 lines, me margjinë përreth 4 cm, jo më tepër se 30 rreshta dhe 60 shenja në rend). Vëllimi i abstraktit nuk duhet të kalojë më shumë se 400 fjalë. Autorët nga literatura, në tekstin e punimit të posterit, duhet të shënohen me numra arab në kllapa ( ), që i përgjigjen radhitjes në listen e literaturës.

Literatura e cituar nga revista përmban mbiemrin dhe germën e parë të emrit të autorit të parë, presje, mbiembrin dhe germën e parë të bashkatorëve, presje, dhe emrin dhe germën e parë të bashkautorit të fundit, pikë, (nëse janë mbi 6 autorë, të citohen vetëm 3 të parët dhe të shtohet “dhe bp.”), titullin e punimit, pikë, emrin e shkurtuar të publikimit, vitin, pikëpresje, vëllimin, numrin në kllapa, dy pika dhe në fund numrin e faqes së parë dhe të fundit të punimit të cituar, pikë. Për citimin e librit duhet të shënohet mbiemri dhe germa e parë e emrit të autorit që citohet, pikë, titulli i kaptinës, pikë, në, dy pika, mbiemri dhe germa e parë e redaktorit të librit, pikë, titulli i librit në origjinal, pikë, vendi, dy pika, botuesi, presje, viti i botimit, dy pika, numri i faqes së parë dhe të fundit të punimit të cituar, pikë.