NJOFTIM!

Doli nga shtypi Vol. VII Nr. 1 i Revistës së Shoqatës së Mjekëve, Stomatologëve dhe Farmacistëve Shqiptar të Maqedonisë
“MEDICUS”.

Vol. VII Nr 1 i Revistës “Medicus” ka 256 faqe. Janë botuar gjithsej 44 punim: 11 punime burimore shkencore, 19 punime profesionale, 8 prezantime rasti, 3 vështrime, aktuale dhe risi në mjekësi. Autorët janë nga Republika e Maqedonisë, Kosova dhe Republika e Shqipërisë.

Në këtë numër 35 punime janë në gjuhën shqipe, 6 në gjuhën maqedone dhe 3 në gjuhën angleze.
Në revistë janë edhe rubrikat: Laureatët, Histori, Relaksim, Prezantim Libri, Lajme personale, Lajmërim, Takime Mjekësore, Letër
Redaksisë, In Memoriam dhe Marketingu.

LEXUES TË NDERUAR

Nëse jeni të interesuar që ta keni këtë numr të Revistës “Medicus”, atëherë drejtohuni në adresën e Kryetarit të Degës Tuaj dhe kërkoni numrin e revistës Tuaj.

Revista shpërndahet falas, kurse distribuimin e bën Kryesia e Degës Tuaj.

Nëse keni vërejtje në punën Tonë, Ju lutemi të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet t’i drejtoni në adresën e Redaksisë.

Vol.VIII Nr 2. i Revistës “Medicus” do të del nga shtypi në Dhjetor 2007.

Afati i dorëzimit të punimeve është deri më 15 Shtator 2007.

Autori, një fotografi të veten dhe punimin e lekturuar bashkë me tabelat dhe grafikonet, është i obliguar ta dërgojë me postë elektronike në e-mail të Shoqatës ose në disketë ose CD në adresën e kryeredaktorit:

Prof.dr Remzi Izairi
1237 Çegran, Gostivar
E-mail:shmsfshm@hotmail.com

Me respekt.
Ju Falënderit për bashkëpunimin dhe që jeni lexues të Revistës
sonë.

10.06.2007