Informim preliminar
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni nën patronatin e Kompanisë Farmaceutike “Alkaloid”, Shkup
Organizon
S I M P O Z I U M
1. Syndroma anxioso – depressiva
2. Tema të lira
Informata të përgjithshme
Simpoziumi do të mbahet më 23 dhe 24 Tetor, 2009, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.
Programi shkencor
Do të fillojë të Premten në ora 9.30 h më 23 Tetor, 2009 dhe do të përfundojë
ditën e Shtunë në ora 13.00 h më 24 Tetor, 2009.
Koha e prezantimit të referatit është e kufizuar deri në 10 minuta.
Punimet do të prezantohen me video projektor: CD ose flash
Është paraparë edhe poster prezantimi.
Abstraktet e pranuara do të botohen në librin “Përmbledhje e abstrakteve ”.
Një autor mund të jetë bartës vetëm i një punimi, ndërsa bashkautor në tri punime.
Është paraparë kotizim prej 20 €.
Gjuhët zyrtare
Shqip, maqedonisht dhe anglisht.
Program plotësues
Gjatë Simpoziumit do të zhvillohen manifestime përcjellëse: promovime, tryeza,
work shop, ekspozitë e produkteve farmaceutike nga vendit dhe jashtë.
Afati i dorëzimit
15 Shtator, 2009
Kontakt Adresa:
Prof. dr sci. Remzi Izairi
1237 Çegran, Maqedoni
Tel. +389 (0) 42 321 600
Mob. +389 (0)70 379 007
e-mail: shmshm@live.com
Udhëzime për përgatitjen e abstraktit dhe të posterit
1. Abstrakti, shqip, maqedonisht ose anglisht, duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– tekstin përmbledhës ku përfshihen: qëllimi, metodat, rezultatet dhe përfundimi;
– fjalë kyç: 2–5 fjalë ose fraza;
2. Poster prezantimi duhet të përgatitet në formatin e letrës A4 ose në hamer me madhësinë e shkronjave 20 dhe 10 mm. Vëllimi i posterit me të gjitha shtesat nuk duhet të kalojë më tepër se 6 faqe.
Posteri duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– hyrje;
– materiali dhe metodat;
– rezultatet (dhe diskutimi);
– përfundimi dhe
– literatura.
Abstrakti botohet në gjuhën shqipe, maqedone ose angleze. Autori, abstraktin e lektoruar, duhet ta dërgojë me postë elektronike, në e-mail: shmshm@live.com Abstrakti të shtypet në kompjutor, programi “Word for Windows”, me shkronja Times New Roman, me madhësi 12, me 1,5 lines, me margjinë përreth 4 cm, jo më tepër se 30 rreshta dhe 60 shenja në rend. Vëllimi i abstraktit nuk duhet të kalojë më shumë se 400 fjalë.