Kryesia Qendrore e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë e njofton anëtarësinë e vet se më datën 07 Prill, 2009, do të organizojë kremtim solemn të Ditës Botërore të Shëndetësisë.
Kremtimi do të mbahet në Restoranin “Arabela” në Kërçovë me fillim në ora 18.00 h.
Në këtë manifestim fjalën e rastit do ta mbajë Kryetari i SHMSHM – Dega Kërçovë, dr Xhabir Bajrami
Me këtë rast mjekëve më të dalluar do t’ju ndahet mirënjohje.
Për nder të Ditës së Shëndetësisë Kryesia e SHMSHM – Dega Kërçovë do të shtrojë darkë solemne.
Mirë se vini në Kërçovë.
Të njëjtën ditë, më 07 Prill, 2009, me fillim në ora 17.00 h, në sallën e Restoranit “Arabela” në Kërçovë, do të mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit të SHMSHM.
Pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit nga të gjitha degët e shoqatës është e obligueshme.
Tetovë, 07. 03. 2009
Kryetari SHMSHM
Prof. dr Remzi Izairi