Më 21 Nëntor, 2008, në Hotelin “lirak” në Tetovë, në organizim të SHMSHM Dega e Tetovës, nën Patronatin e Kompanisë Farmaceutike Boehringer Ingelhajm nga Gjermania, u mbajt ligjëratë me temë “ Terapia e përzgjedhur antimikrobiale moderne”. Ligjërues ishin:
1. Prof dr Remzi Izairi me temën “Anti-inflamatorët jostroid dhe përparësistë e Movalisit”,
2. Prim. Dr Islam Besimi me temën “Mjekimi i Sëmundjes pulmonare obstruktive kronike” dhe
3. Dr Vlatka Turanjanin Popovska, me temën “Risi në programin e Kompanisë Farmaceutike Boehringer Ingelhajm”.
Në këtë takim profesional morrën pjesë një numër i madh i mjekëve të ftuar.
Pas ligjëratave u zhvillua diskutim me pyetje dhe përgjigje mjaftë interesante.
Takimi ishte i akredituar në Odën e Mjekëve të Maqedonisë dhe pjesëmarrësit morrën certifikatë të boduar. Realizimi teknik ishte i nivelit më të lartë.
Për nder të pjesëmarrësve dhe mysafirëve në Hotelin “Lirak” në Tetovë u shtrua koktej-drekë solemne.
Tetovë, 14. 12. 2008
Përgatiti: Prof dr Remzi Izairi