Kryesia Qendrore e SHMSFSHM-së me datën 31.01.2008 vit, me fillim në ora 13.00h, në sallën e Konviktit “Seniq”, në Shkup, mbajti mbledhje konstituive me këtë
R E N D D I T E
1. Aprovimi i Proçesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Raport katërvjeçar i Kryesisë Qendrore për periudhën 23.01.2004–31.01.2008
3. Raport finansiar (1–12 / 2007)
4. Informatë rreth përgatitjes së Vol. IX Nr 1 të Medicusit
5. Informatë nga Takimi Profesional Mjekësor Tetova 2007
6. Emërimi i Komisionit Zgjedhor
7. Zgjedhja e Kryetarit të Shoqatës, e Nënkryetarit dhe e Sekretarit Gjeneral.
8. Të ndryshme.
Mledhjen e kryesoi Kryetari i Shoqata Prof. dr Remzi Izairi.
Në mbledhje ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e kryesisë qendrore dhe kryetarët të degëve.
Mbledhja zgjati dy orë.
Mbledhjen e hapi Kryetari i Shoqatës.
Rendi i ditës u aprovua njëzërit.
Për të gjitha pikat e rendin të ditës u zhvillua diskutim konstruktiv dhe u vendos si vijon:
1. Proçesverbalin nga mbledhja e kaluar e lexoi Sekretari Gjeneral i Shoqatës dhe i njëjti u aprovua njëzërit pa vërejtje.
2. Raporti katërvjeçar të Kryesisë Qendrore (2004–2008), për aktivitetet organizative, edukative-shkencore, publicistike, mediale dhe financiare paraqiti Kryetari Shoqatës. Raporti njëzërit u aprovuar nga anëtarët e kryesisë qendrore.
3. Raport finansiar për vitin 2007 u aprovuar njëzërit. U konstatua se gjatë vitit 2007 të hyrat e përgjithshme kanë qenë: 19. 443,70 Euro. U konstatuar se shoqata nuk ka borxhe dhe se në xhirollogari aktualisht ka rreth 5.000 Euro.
4. Informata rreth përgatitjes së Vol.IX Nr 1 të Medicusit, të paraqitur nga Kryeredaktori i Revistës u aprovua njëzëri.
5. Informatë rreth Takimit Profesional Mjekësor Tetova 2007 paraqiti Kryetari i Shoqatës. Njëzërit u konstatuar se Takimi Profesional Mjekësor 2007 ishte i organizuar mirë dhe për këtë të gjitha lëvdatat i takojnë Degës së Shoqatës – Tetovë.
6. dhe 7. Në lidhje me këto dy pika, u konstatuar se nuk janë plotësuar kushte statutare për zgjedhjen e Kryetarit, Nënkryetarit dhe të Sekretarit Gjeneral të Shoqatës. Po ashtu, u konstatue se statuti aktual i shoqatës, për disa çështje, nuk është precizuar si duhet. Prandaj, u iniciuan ndërrime të disa neneve të Statutit. Për këtë qëllim, u emërua grupi punës dhe i njëjti u autorizuar që në afat kohor brenda 7 ditësh, në konsultim me ekspertë juridik, ta përgatis statutin e ri. U konstatua se shoqata në formën e organizimit aktual nuk mund t’i mbrojë interesat e të gjithë anëtarëve të vet, respektivisht të stomatologëve dhe të farmacistëve, prandaj u vendos që ajo të reformohet në: “Shoqatë e Mjekëve Shqiptar të Maqedonisë”. Në pajtim me ligjin, u autorizua grupi punës që ta bëj riregjistrimin e shoqatës në Gjyqin e Qarkut të Tetovës, ku edhe do të jetë selia e saj.
Në pikën të ndryshme nuk pati diskutime.
Për nder të anëtarëve të posazgjedhur të Kryesisë Qendrore të Shoqatës, Kryesia e Degës së Shkupit shtrojë drekë solemne.
Shkup, 31.01.2008