Kryesia Qendrore e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë e njofton anëtarësinë e vet se më datën 7 Prill, 2011, do të organizojë kremtim solemn të Ditës Botërore të Shëndetësisë.
Kremtimi do të mbahet në Restorantin “Ara”, Rr. Industriale (Teteks) në Tetovë me fillim në ora 18.00 h.
Në këtë manifestim fjalën e rastit do ta mbajë Kryetari i SHMSHM – Dega Tetovë , dr Nagip Rufati
Me këtë rast mjekëve më të dalluar do t’ju ndahet mirënjohje.
Për nder të Ditës së Shëndetësisë Kryesia e SHMSHM – Dega Tetovë, do të shtrojë darkë solemne.
Mirë se vini në Tetovë.
Të njëjtën ditë, më 07 Prill, 2011, me fillim në ora 17.00 h, në sallën e Restorantit “Ara” në Tetovë, do të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të SHMSHM.
Pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit nga të gjitha degët e shoqatës është e obligueshme.
Tetovë, 15 Mars, 2011
Kryetari SHMSHM
Prof. dr. Remzi Izairi