SHOQATA E MJEKËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË

SHOQATA E MJEKËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË

ORGANIZON

S I M P O Z I U M
1. Abdomeni akut
2. Tema të lira

Kërçovë, 29-30 Tetor, 2010

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

Simpoziumi për abdomenin akut do të mbahet më 29 dhe 30 Tetor, 2010, në Hotelin “Arabella” në Kërçovë.

PROGRAMI SHKENCOR
Do të fillojë të Premten në ora 9.30 h më 29 Tetor, 2010 dhe do të përfundojë ditën e Shtunë në ora 13.00 h më 30 Tetor, 2010.
Koha e prezantimit të referatit është e kufizuar deri në 10 minuta.
Punimet do të prezantohen me video projektor: CD ose USB
Është paraparë edhe Poster prezantimi.
Abstraktet e pranuara do të botohen në librin “Përmbledhje e abstrakteve ”.

Një autor mund të jetë bartës i një punimi, ndërsa bashkautor në tri punime.

Është paraparë kotizim prej 20 €.

GJUHËT ZYRTARE
Shqip, maqedonisht dhe anglisht.

PROGRAM PLOTËSUES
Gjatë Simpoziumit do të zhvillohen manifestime përcjellëse: promovime, tryeza, work shop, ekspozitë e produkteve farmaceutike nga vendit dhe jashtë.

AFATI I DORËZIMIT
15 Shtator, 2010

ADRESA

Prof. dr. sci. Remzi Izairi
1237 Çegran, Gostivar
Tel. +389 (0) 42 321 600 & Mob. +389 (0)70 379 007
e-mail: shmshm@live.com

Programi – Simpozum

UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E ABSTRAKTIT DHE TË POSTERIT

1. Abstrakti, shqip, maqedonisht ose anglisht, duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– tekstin përmbledhës ku përfshihen: qëllimi, metodat, rezultatet dhe përfundimi;
– fjalë kyç: 2–5 fjalë ose fraza;
2. Poster prezantimi duhet të përgatitet në formatin e letrës A4 ose në hamer me madhësinë e shkronjave 20 dhe 10 mm. Vëllimi i posterit me të gjitha shtesat nuk duhet të kalojë më tepër se 6 faqe.
Posteri duhet të përmbajë:
– titullin e punimit;
– emrin dhe mbiemrin e autorit dhe të bashkautorëve (më shumë 5);
– emrin e institucionit dhe vendin ku është bërë punimi;
– hyrje;
– materiali dhe metodat;
– rezultatet (dhe diskutimi);
– përfundimi dhe
– literatura.

Abstrakti botohet në gjuhën shqipe, maqedone ose angleze. Autori, abstraktin e lektoruar, duhet ta dërgojë me postë elektronike, në e-mail: shmshm@live.com Abstrakti të shtypet në kompjutor, programi “Word for Windows” (Times New Roman, madhësia e shkronjave 12, me 1,5 lines, me margjinë përreth 4 cm, jo më tepër se 30 rreshta dhe 60 shenja në rend). Vëllimi i abstraktit nuk duhet të kalojë më shumë se 400 fjalë.