Kremtimi i 7 Prillit

Të Nderuar

Ashtu siç jemi dakorduar në mbledhjen e fundit dhe pastaj përmes komunikimit me e-mail, Manifestimi i 7 Prillit do të mbahet me datë 13 Prill (E shtunë) me fillim në ora 16:00 në Restaurant Florens që gjendet në Fshatin Zhelinë (afër pikëpagesës rrugore).

Agjenda:
1. Kryetarja e kuvendit duhet thirr kuvendarët që të mbajë mbledhjen e rradhës të Kuvendit ku do të bëhet verifikimi i mandateve të degës së Shkupit dhe Dibrës
2. Sekretari gjeneral jep raport financiar
3. Kryetari njofton për aktivitet e shoqatës

Ora 17:00 do të kemi ligjeratë të akredituar nga kompani farmaceutike si përkrahëse e solemnitetit (informoni kolegët që ti kenë kartelat elektronike të Odës së Mjekëve të RMV)
Pason ndarja e mirënjohjeve dhe darka solemne.

Lusim kryetarët e degëve që deri me datë 07.04.2024 ti dërojnë emrat e kolegëve për mirënjohje dhe brenda mundësive përafërsisht numrin e kolegëve nga qytetet e ndryshme për hir të përgaditjes së darkës.

Nga kryetari
Prof. Dr. Nevzat Elezi